Greqi nënshkruan marrëveshjen me gazësjellësin TAP

  • 9 years ago
Greqi - Qeveria greke nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit e TAP-it në Athinë e cila përcakton kornizën se si projekti do të operohet në të gjithë territorin helen. Konsorciumi "Shah Deniz II" e rezervave më të mëdha të gazit në Azerbajxhan ka zgjedhur Gazsjellësin Trans Adriatik Pipeline ku së bashku me Nabucco Ëest ishin dy projektet garuese mes tyre, për të transportuar gazin nga Deti Kaspik drejt Europës.

Projekti reflekton një shtytje të Bashkimit Evropian për alternativa ndaj importeve të gazit rus dhe pritet të fillojë furnizimin në 2019. Projekti i gazsjellësit TAP prej 800 kilometrash është parashikuar të nisë me transportimin e 10 miliardë metër kub gaz në vit nga Azerbaxhani në Europë. TAP pritet të krijojë të paktën 2.000 vende pune në Greqinë e zhytur në borxhe ku qeveritarët po përpiqen për të sjellë investime në vend.

Recommended