Mbyllet numërimi në KZAZ nr.33, Abazi: Detyrim ndaj atyre që më zgjodhën

  • 9 years ago
Tiranë - Mbyllet procesi i numërimit në KZAZ nr 33 me një fitore me mbi 2 mijë vota në avantazh për deputetin e njësisë nr.4 Sadri Abazi. Menjëherë pas numërimit të 80 kutive të kësaj KZAZ, mesditën e së merkurës qindra simpatizantë kanë festuar fitoren e Abazit.

Ndërsa Abazi në një interviste për A1Report shpreh entuziazmin njëkohësisht edhe detyrimin ndaj të gjithë atyre që e zgjodhen, për t'i përfaqësuar denjësisht në Parlamentin e ardhshëm

"Fitorja është mbështetje e përgjithshme që qytetarët e Tiranës i japin Edi Ramës Partisë Socialiste për një Rilindje shqiptare. Kjo na obligon në detyre të shqiptarëve ashtu siç Edi Rama deklaroi dje se që nga sot jemi shërbëtorët e qytetarëve shqiptarë", tha Abazi.

KZAZ nr 33 prej më shumë se 3 ditësh ka punuar për zbardhjen e rezultateve, të cilat janë në favor të aleancës së majtë. sipas votave të qytetarev te njësisë nr 4 partia demokratike ka 9532 vota ,partia socilaiste 12024 dhe levizja socilaiste per integrim 1912 vota.

Recommended