Francë, stafi i Kullës Eiffel në grevë përmirësim të kushteve të punës

  • 9 years ago
PARIS - Kulla Eiffel vazhdon të mbetet e mbyllur edhe ditën e sotme, për të dytën ditë radhazi për shkak të një grevë të organizuar nga personeli i monumentit më të vizituar në botë. Personeli i Kullës Eiffel po bën grevë për garanci më të lartë pune dhe për siguri më të madhe të vizitorëve të cilët ishin ishin rreshtuar në radhë me shpresën për të hipur në ndërtesën më të madhe e bërë nga dora e njeriut. Zyrtarët thanë se bisedimet me sindikatat mbi kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës janë duke u zhvilluar ende dhe ata shpresonin se monumenti do të rihapet së shpejti. Për shumë turistë që kishin ardhur në kryeqytetin francez, lajmi për mbylljen e Kullës Eiffel ishte i trishtueshëm.

Recommended