Fino: Më vjen keq, për 700 vota s'e morëm dhe mandatin e 8 në Korçë

  • 9 years ago
TIRANË -- Kandidati i PS-së në Korçë, Bashkim Fino, tha sot për "A1Report!" se ndien keqardhje që vetëm për 700 vota, e majta nuk e mori dot mandatin e tetë në Korçë. Megjithatë, ai tha se fitorja e sotme është plebishitare, jo si ai e vitit 2009 kur ishim "rrotë më rrotë me Berishën", por e tillë sa për ta larguar këtë qeveri të paaftë. Shqiptarët sot janë të lehtësuar dhe e vranë frikën, shtoi ai. I pyetur nëse PS-ja do ta respektojë tani, marrëveshjen që ka me aleatët, ai theksoi se do të respektohet çdo pikë e marrëveshjes së nënshkruar me ta, jo vetëm me LSI-në, por edhe me partitë e tjera që janë në koalicion e nuk përfaqësohen në parlament. Ato do të respektohen në vazhdimësi me krijimin e qeverisë së re.

Recommended