Librazhd, konfrontim fizik Balla e Boçi ndërhyn policia

  • 9 years ago
LIBRAZHD - Është shoqëruar me incidente numërimi i kutive të fundit të votimit në KZAZ nr 53 në Librazhd. Ndërsa kishin mbetur edhe 12 kuti të panumëruara, situata u tensionua pasi komisionerët e djathtë kërkonin ndërprerje të procesit çdo 10 minuta. Po ashtu, tensioni u rrit në momentin kur në ambjentet e KZAZ-së mbërriti kandidati për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ky fakt ka irrituar komisionerët e PS dhe LSI, të cilët i kanë kërkuar kandidatit Boçi që të largohet nga qendra e numërimit sepse sipas tyre, prania e tij ndikonte në vijueshmërinë normale të numërimit të votave.

Recommended