BE: "Po" hapjes së negocitave për MSA-në me Kosovën

  • 9 years ago
LUKSEMBURG - Po hapjes së negocitave për marrëveshjen e stabilizim --asociimit me Kosovën. Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg kanë dhënë rekomandimin për nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën dhe dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE. Vendimin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule. "Ministrat janë pajtuar që të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Mandati për këto negociata është caktuar dhe do të adaptohet formalisht këtë të premte, në të njëjtën kohë me konkluzionet e Këshillit të Evropës. "Jam i lumtur të them, se kemi një mandat ambicioz në tavolinë, që përfshin të gjitha elementet e Marrrëveshejs së Stabilizim Asociimit, që janë: dialogu politik, drejtësia, liria dhe siguria, politikat ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimi në shumë fusha të tjera", tha ai.

Recommended