WASHINGTON - Presidenti Barack Obama, paraqiti një paketë masash për të përballuar problemin e ndryshimeve klimatike, përfshirë edhe emetimin e karbonit nga impiantet e energjisë. Obama zbuloi gjithashtu planin e tij për zgjerimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe bëri thirrje për një marrëveshje botërore mbi klimën. Në fakt, në janar gjatë fjalimit të përurimit të mandatit të tij të dytë presidencial, Obama ishte zotuar se do të angazhohej për të përmirësuar situatën ambientale në botë.
Comments