Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE- Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Tiranën, është i pari që ka deklaruar se do "bëjë opozitarin" në qeverinë e re nëse numërimi total i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa tha se PD do të pranojë rezultatin zyrtar që do certifikojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Do të jem një opozitar shumë i fortë dhe do jap kontributin tim në Parlament për të çuar përpara parlamentarizmin. Por ende nuk ka përfunduar numërimi, dhe Keltis Kruja do jetë deputet, dhe o në pozitë o në opozitë ende nuk dihet. Ne do t'i qëndrojmë rezultatit që do nxjerrë në fund KQZ, pasi ky institucion zyrtarizon rezultatin", tha Kruja.

I pyetur nga gazetari i Tv "A1 Report" pas incidentit të KZAZ numër 29 në kryeqytet, Kruja, njëkohësisht edhe sekretar organizativ i PD për Tiranën, tha se kjo përplasje nuk ka ndodhur realisht por edhe krijuar nga kryetari i KZAZ.

Category

📺
TV
Comments

Recommended