Afganistan, sulmohet pallati presidencial disa të vdekur

  • 9 years ago
KABUL - Persona të armatosur kanë sulmuar pallatin presidencial në Kabul në orët e para të mëngjesit të së martës. Sulmi me armë zjarri dhe me bomba ka zgjatur për 1 orë e 30 minuta. Sipas policisë të gjithë sulmuesit janë vrarë, pas një beteje mes forcave të sigurisë dhe militantëve. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gazetarët mblidheshin në pallat, për të ndjekur një konferencë për media të presidentit Hamid Karzai. Por nuk është ende e njohur nëse presidenti ka qenë brenda në pallat në kohën e sulmit. Policia ka shpjeguar se talebanët kishin përdorur dokumenta false për të kaluar kontrollet e sigurisë dhe pasi janë afruar pallatit presidencial filluan të qëllonin me armë zjarri. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre Zabihullah Mujahid ka thënë se sot në orën 6.30 një grup martirësh ka sulmuar pallatin presidencial, ministrinë e Mbrotjes dhe Hotel Ariana.

Recommended