DIBËR -- Sherefedin Shehu, kryesusi i listës së PD-së në qarkun e Dibrës tha se PD-së në këtë qark jo vetëm po përpiqet të ruajë mandatet e vitit 2009, por ka edhe përmirësim. Gjatë një prononcimi për "A1Report!" ai tha se "numërimi i votave po ecën normalisht, pa probleme. Jemi duke u përmirësuar sidomos në Peshkopi, Burrel e Bulqizë e shpresojmë të ruajmë rezultatin e 2009-ës. Ne e kemi vlerësuar situatën e deritanishme dhe e kemi të garantuar atë të 2009-ës. Konstatojmë se rritja e LSI-së në këtë qark është jo e logjikshme nga pikëpamja e preferecës politike; mendoj se votat kanë qënë të manipuluara nga LSI-ja dhe PS-sa.
Comments