Topi: FRD mbi pritshmëritë koalicion parimor, jo për karrige

  • 9 years ago
TIRANË - Kreu i FRD, Bamir Topi ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbylljes së orarit zyrtar të votimeve. Topi ka theksuar të dhënat se, "populli shqiptar mori pjesë në votime me rritje krahasuar me vitet e kaluara". Topi ka përsëritur atë që ka thënë edhe ditës "keqardhjen për dhunën në Laç me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur". Duke theksuar se "FRD u paraqit në këto zgjedhje si nj forcë e moderuar me mjaft cilësi qytetare". Topi theksoi se në këto zgjedhje nga të dhënat tona paraprake FRD është më mirë se pritshmëritë, por Topi nuk ka parapëlqyer të japë shifra jozyrtare. "Është moment i rëndësishëm që do bëj të mundur mbylljen e një tranzicioni të gjatë dhe traumatik dhe një erë të re për Shqipërinë, për institucionet e Shqipërisë, që shqiptarët të meritojnë integrimin në BE", tha Topi. Më pas ai bërit thirrje, që me përkushtim të ndjekim procesin, për të parë votë pas vote çfarë shqiptarët i kanë dhënë FRD". "Në çdo rrethanë FRD do t'i qëndrojë fort parimeve të veta me të cilat konkurroi e vetme. Para interesave për një karrige do vlerësojë shumë parimet", iu përgjigj Topi pyetjes se a do të bëjë FRD koalicion paszgjedhor.