LSI: Qytetarë, nxitoni të votoni këto pak orë që kanë mbetur

  • 9 years ago
TIRANË -- Në orët e fundit që kanë mbetur për të votuar, LSI-ja I ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të nxitojnë për të votuar për t'u bërë pjesë e fitores plebishitare të opozitës. Erisa Xhixho nga selia e LSI-së tha pasdite se "LSI-ja vlerëson sjelljen europiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që po manifestojnë qytetari përmes pjesëmarrjes. Përveç rastit tragjik të një qytetari në Laç, ne jemi besimplotë se qytetarët e Laçit dhe gjithë Shqipërisë janë të vendosur të shprehin vullnetin e tyre. Ne ftojmë dhe inkurajojmë akoma më shumë shqiptarët që të vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre dhe i mbështesim ata, sepse askush nuk do mund të cenojë vullnetin e tyre,"- përfundoi Xhixho.

Recommended