TIRANË -- Në orën 11:00, në selinë e PS-së ka shkuar kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Eduard Kukan. Ai zhvilloi takim me Drejtorin e marrëdhënieve me jashtë në PS, Roland Bimo. Pas takimit në selinë PS-së, i cili zgjati për më shumë se një orë eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi se dhuna është e papranueshme në proces zgjedhor. Ai bëri thirrje për hetim të dhunës.
"Dhuna është e papranueshme në proces zgjedhor. Nuk duhet të nxitoheni dhe të politizoni raste të tilla, por të lini që ato të të imvestigohen. Shpresoj që rasti do hetohet që të mos cenojë procesin në tërësi të këtyre zgjedhjeve."- tha Kukan duke shtuar "Shpresoj të mos e humbisni mundësinë tuaj të madhe të votimit dhe hapat e mëtejshëm të bëhen me mature dhe të pranueshëm.
Comments