PD: Ngjarja e Laçit, akt terrorist ndaj kandidatit tonë Fufi

  • 9 years ago
TIRANË - Partia Demokratike e ka konsideruar vrasjen tragjike të Laçit si një "akt të pastër terrorist ndaj kandidatit të PD-së, Mhill Fufi. Gjithashtu, PD-ja ka dënuar çdo akt dhune që i frenon shqiptarët të marrin pjesë në votime dhe ka akuzuar krerët e së majtës, Ramën dhe Metën, si një çift aventurierësh që i ka hyrë aventurës për të marrë me çdo kusht, pushtetin, por që do ta marrin shumë shpejt përgjigjen e duhur për cinizmin e tyre. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, deklaroi se "politikanët e nekro politikës vrapuan të nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike të Laçit dhe harruan të shprehin ngushëllime publike për familjen e viktimës dhe të përmendin plagosjen e kandidatit të PD-së dhe të afërmit të tij nga persona, mbështetes dhe përkrahës të PS-së dhe aleatëve të saj, disa prej te cilëve shkuan nga Tirana për motive te paqarta. Këta persona, thirrjes së kandidatit tonë "Largohuni dhe mos ndani lekë këtu" i janë përgjigjur me armë, duke plagosur kandidatin e PD-së dhe të afërmin e tij, Kastriot Fufi."

Recommended