Vlorë, Sekretari i PS-së për A1 Report: Si ndodhi shpërthimi

  • 9 years ago
VLORE- Makina e sekretarit të PS-së rrethit të Vlorës, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Këto janë të dhënat e para të ardhura nga Vlora, të cilat u informuan në një lidhje direkte nga drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com Anila Basha. Ky është shpërthimi i dytë që ka ndodhur gjatë natës, duke u gdhirë e diela e 23 qershorit kur të gjithë qytetarët e Vlorës janë thirrur për të votuar për të zgjedhur Parlamentin e ri. Makina tip BMW X5 me ngjyrë të zezë e Kreshnik Tepelenës, sekretar i PS-së i rrethit të Vlorës, shpërtheu në orën 06: 20 minuta. Makina ishte parkuar poshtë pallatit të tij në rrugën që të çon tek Uji i Ftohtë.