Sela: Subvencione për turistët në Strugë

  • 9 years ago
Një ditë pasi çelën sezonin turistik, kryetari i Strugës Ziadin Sela u premtoi sot subvencione të gjithë turistëve të cilët do të aterojnë në aeroportin e Ohrit dhe të cilët pushimet do ti kalojnë në qytetin e Strugës. Kjo me qëllim që Struga të bëhet një nga qytetet më të vizituara nga turistëtSela këto komente i bërë në takim me operatorët turistik nga Shqipëri të cilët qëndruan në Strugë.

"Bëhet fjalë për subvencionimin e çdo udhëtari që zbret në aeroportin e Ohrit .Jemi në marrëveshje me koncesionerin e aeroportit të Ohrit dhe me këtë synojmë që Struga gjatë gjithë vitit të vizitohet edhe nga turist,por edhe nga disapora. Efekti i këtij lloj subvencionimi për çdo udhëtar për 2 ose 3 euro në varësi se sa do ta marrë vendimin këshilli i komunës. Ne do ofrojmë kushte dhe lehtësira për këto udhëtar dhe nuk është që harxhohet buxheti i komunës së Strugës,sepse ne japim 3 euro dhe këto të vijnë sa më shpesh në Strugë. Ideja është të sjellim njerëz dhe jo të largojmë njerëz nga Struga', tha Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Operatorët turistik nga Shqipëria thanë se këtë vit kanë për synim që turistët ti orientojnë pushimet ti kalojnë në Strugë.

"Ne si tur-operatorët shqiptarë e kemi Strugën një ndër destinacionet kryesore turistike për specifikat që ka Struga,për bukurit natyrore,por edhe një komunitët shqiptarësh, që,turistët shqiptarë e ndjen veten më mirë këtu se sa në qytetet tjera,perfekt gjuhës,kulturës po them edhe mjaft aspekteve tjera.Po ti marrësh prurjet turistike që kemi ne gjatë vitit,80% e tyre akomodohen në Strugë,për vet specifikat që ka Struga dhe për çmimet e lira që marrim këtu", deklaroi Sadik Malaj, përfaqësues i peratorëve nga Shqipëria.

Kreu i Komunës së Strugës Sela u shpreh se këtë vit pret që të shtohet nurmi i turistëve të cilët do të vizitojnë qytetin e Strugës. Sa i takon viti të kaluar, në Strugë kanë qëndruar 55 556 turistë nga vendi dhe të huaj. Vendin e parë me turist të huaj e zënë turistët nga Holanda me 6290,Turqia me 4567, mënjëher pas këtyre vendeve regjistrohen turistët nga Greqia, Shqipëria dhe Kosova. Durim Etemi

Recommended