Largimi i Kouvelis, Samaras riorganizon qeverinë

  • 9 years ago
GREQI - Kryeministri grek Antonis Samaras duhet të riorganizojë qeverinë brenda të së hënës ose të martës pasi Partia Demokracia e Majtë e Fotis Kouvelis tërhoqi dy ministrat e saj, të Punës dhe të Drejtësisë, që përfaqësoheshin në qeverinë e tij.
Shkaku kryesor ka qenë për faktin se qeveria nuk e konsultoi me të vendimin për të mbyllur televizionin publik, ERT, me qëllim kursimin e financave. Në konsultim me kryetarin e PASOK-ut Evangelos Venizelos, anëtar i koalicionit të tij qeverisës, Samaras ka vendosur të përshpejtojë riorganizimin e qeverisë.