Brazil, presidentja paralajmëron reforma

  • 9 years ago
BRASILIA - "Ne do të organizojmë një Kupë Botërore Madhështore dhe do të respektojmë mysafirët tanë siç jemi trajtuar ne gjithmonë në të gjitha edicionet e Kupës së FIFA-s." Kështu është shprehur presidentja braziliane, Dilma Rousseff, në një fjalim televiziv drejtuar vendit të saj duke thënë se se njerëzit e dhunshmëm janë të paktë në numër dhe zëri i protestës është paqësore. Shefja e shtetit latin theksoi se qeveria e saj nuk mund të tolerojë dhunën, e cila po jep një imazh të keq Brazilit.Gjatë fjalës së saj, ajo ka zbuluar edhe një sërë reformash në përpjekje për t`i dhënë fund protestave anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin që prej disa ditësh.