Elbasan, KZAZ gati, pasdite nis shpërndarja e materialeve

  • 9 years ago
ELBASAN - Të gjitha KZAZ e qarkut të Elbasanit kanë marrë materialet zgjedhore 3 ditë para zhvillimit të procesit të votimit, ashtu siç e parashikon Kodi Zgjedhor. Përfaqësuesit e KZAZ-s po merren me kontrollin e procedurave dhe më pas ato do të shpërndahen në qendrat e votimit pasditen e sotme në orën 18:00. Zëvendëskryetari i KZAZ nr 49 Kushtrim Aliaj tha se "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar të gjitha materialet për procesin e votimit dhe e gjithë procedura paraprake po vijon normalisht". Aliaj pohoi se ka pasur lëvizje komisionerësh më kerkesë të partive të ndryshme politike. "Tërheqja e komisionerëve nga partitë për probleme të ndryshme, për votat që diskutoheshin, për vota që ata mendonin se ishin të pavlefshme, gjëra të kësaj natyre bënin që komisionerët të tërhiqeshin nga forcat politike",-tha ai.

Recommended