TIRANE - Polica e kryeqytetit ka ndaluar 4 të rinj simpatizantë të PS pasi u munduan të ndalojnë Drejtorin e Doganës së Tiranës, Bujar Vukaj dhe mbështetësit e tij teksa po shpërndanin shpërblime në para personave të caktuar në rrugën "Josif Pashko"Burime nga PS-së thojnë se me Vukajn ishte dhe Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, kandidati për deputet të Partisë Demokratike në Tiranë, Gazmend Dibra dhe se përveç shpërblimeve është tentuar të shpërndahen dhe karta Identiteti. Simpatizantët e aktivistit të kandidatit të PS-së, Rakip Suli kanë parë shpërndarje dhe janë munduar ta ndalojnë, por ka ndërhyrë policia, e cila ishte në anën e personave që bënin shpërndarjen e kartave. Katër të rinjtë e ndaluar dhe që mbahen në ambientet e Komisariatit Nr 3 të policisë së Tiranës, janë Elton Ddoci, Iris Martini,Besnik Marku, Ani Semaj.
Comments