Meta mbyll fushatën në një fabrikë prodhimi këpucësh

  • 9 years ago
TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zgjodhi që ta përmbyllë fushatën me një vizitë në një fabrikë prodhimi dhe eksportimi këpucësh, konfeksioni, në kompaninë "Doniana SHPK". Në këtë fabrikë janë të punësuara mbi 1200 gra dhe vajza.

Në një prononcim për mediat Meta deklaroi se "thelbi programit të LSI-së është rigjallërimi i ekonomisë dhe në veçanti orientimi drejt eksporteve. Sipas tij, kjo është rruga më e shkurtër për të hapur vende të reja pune dhe që ato të jenë afatgjata. "Sot në ditën e fundit të fushatës elektorale unë zgjodha që të përfundoja të gjithë këtë fushatë me një vizitë në një nga sipërmarrjet më të suksesshme, që drejtohet nga një zonjë dhe njëkohësisht, ku janë të punësuara me qindra gra dhe vajza, në një sipërmarrje, e cila është mjaft e suksesshme edhe në drejtim të eksporteve", u shpreh Meta.