Me stërvitjen taktike në poligonin ushtarak Krivollak, kadetët e akademive ushtarake të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Bullgarisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, përfunduan stërvitjet një mujore të "Kampusit veror 2013". Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi tha se kjo stërvitje taktike u mundësoi kadetëve të vendeve pjesëmarrëse të fitojnë njohuri akademike në fushën e operacioneve post-konfliktuoze, posaçërisht nga aspektet ndërkombëtare-juridike dhe diplomatike.
'Për fat të mirë patëm mundësin që edhe njëherë të shohim se bashkëpunimi rajonal dhe veprimi i përbashkët i të gjitha strukturave të përziera multinacionale mund të jenë të suksesshme në përballjen me zgjidhjen e konflikteve të ndryshme ku mund ato të paraqiten. Kjo ishte edhe një mundësi që bashkë të shohim kadetët, liderët e ardhshëm të cilët do të duhet të udhëheqin me njësitë ushtarake në armata përkatëse ku fillimisht që nga ditët studimore kanë mundësi të njihen mes vete dhe të bashkëpunojnë në veprimet e tyre të ardhshme në karrierë', u shpreh Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.
Ndërkohë, zv/Ministri i FSK-së, Shemsi Veseli tha se ky trajnim është dëshmi se vendet e rajonit së bashku mund të stërviten dhe të përfitojnë njohuri të reja për tu përballur me situata të ndryshme.
'Është hera e tretë që FSK-ja merr pjesë në Qendrën Stërvitore të Kadetëve dhe kjo është edhe një dëshmi më shumë se FSK-ja është në gjendje të ofron edhe paqe, jo vetëm të konsumon dhe në anën tjetër që jep edhe një dëshmi tjetër se kapacitetet e plota operacionale jo vetëm që i ka plotësuar FSK-ja por edhe i ka tejkaluar dhe është e gatshme që të marr pjesë në misionet paqeruajtëse aty ku duhet dhe aty ku kërkohet nga FSK-ja", deklaroi Shemsi Veseli, zv/Ministër i FSK-së.
'Gjithçka ka qenë e barabartë me kadetët tjerë, të shteteve të tjera, edhe kadetët tanë janë trajtuar në mënyrë të barabartë pasi vetë natyre e Kampit veror në Krivollak ka qenë që të gjithë të jenë të barabartë, ku gjithë kadetët e shteteve të ndryshme të marrin pjesë dhe të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta dhe në çdo hap dhe çdo moment të jenë bashkë për të shkëmbyer informacione mes tyre', tha Florent Sadiku, toger i FSK-së.
Pjesëmarrësit në "Kampusin veror 2013" kishin mundësi të njoftohen edhe me një pjesë të masave, proceduarve dhe përpjekjeve për ballafaqim me sfidat shtesë të cilat nuk përfshihen në mision, siç janë ndihmat humanitare, ballafaqimi me fatkeqësitë natyrore dhe puna me media. Valmir Kuçi
Comments