Shënohet dita e Liqenit të Ohrit

  • 9 years ago
Linja e rregullt ujore mes Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, është prioritet kryesore i këtyre Komunave. Kështu u shprehën sot kryetarët e Strugës,Ohrit dhe Pogradecit në shënimin e ditës së liqenit, 21 qershorit. Kreu i Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçievski, i cili ishte nikoqir i manifestimit, tha se prioritet tjetër i komunave mbetet edhe zhvillimi ekonomik dhe social.

"Në këtë ditë u mblodhëm bashkë me kryetarët e komunave të Strugës dhe Pogradecit edhe njëherë në realitet e tregojmë performancën e përbashkët në organizimin e jetesës, mbi të gjitha të këtij rajoni,dhe patjetër mbi të gjitha për mbrojtjen jo vetëm të liqenit,por edhe i të gjithë bashkëpunimit social dhe ekonomik", tha Nikolla Bakracevski, kryetar i komunës së Ohrit.

Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela dhe ai i Pogradecit Artan Shkëmbi u shprehën të gatshëm për bashkëpunim për zhvillimin e turizmit dhe funksionimin e linjës ujore në trekëndëshin Strugë, Pogradec,Ohër.

"Është një kapitull i ri i cili duhet të hapet në atë që quhet dita e liqenit. Deri tani ky kapitull ka qenë kur liqeni është kujtuar si një pishinë e madhe që ndan qytete,tani është në dorën tonë,që këtë kapitull ta mbyllim dhe ta shënojmë kapitullin tjetër aty, që liqeni në fund të fundit është liqeni që i bashkon këto tre qytete. Në këtë manifestim tradicional të bëhet me linjë ujore nëpërmjet liqenit,këtë mundësi ta kenë qytetarët këtyre tre qyteteve", deklaroi Ziadin Sela, Kryetari i Komunës së Strugës.

'Data 21 qershor është dita simbolike e festës së liqenit që na bashkon në mënyrë të vazhdueshme në Ohër ,Strugë ose në Pogradec. Por unë mendoj që për ne dita e liqenit duhet të jetë çdo ditë,ne punojmë çdo ditë sikur të jetë çdo ditë,dita dhe festa e liqenit. Na duhet që të punojmë për unifikimin e strukturave të përbashkëta që mbrojnë këtë liqen", u shpreh Artan Shkëmbi, kryetar i Pogradecit.

Me rastin e ditës së liqenit dhe çeljes zyrtare të sezonit turistik, pjesëmarrës ishin edhe operatorë turistik nga Shqipëria dhe nga vendi. Në manifestimin e sotëm u organizua edhe panairi me ushqime tradicionale të kulturave të tre qyteteve. Durim Etemi

Recommended