Maqedoni, thellohet hendeku i varfërisë

  • 9 years ago
Këta njerëz, janë vetëm disa nga qytetarët e varfër të Maqedonisë. Çdo mëngjes për ta është i njëjtë, kërkojnë të fitojnë të holla vetëm sa për bukë. Ata vijnë në këtë vend në Bit Pazar për çdo ditë, duke kërkuar hije nën urë, presin që ndokush t'i angazhojë ata për të punuar. Thonë se janë të gatshëm të punojnë gjithçka, përfshirë këtu edhe punët më të vështira, shkarkimin, pastrimin e kështu me radhë. Fitimi nga puna që bëjnë është në pragun e varfërisë ekstreme -- më pak se 2,5 dollarë.

"Do të ngarkosh dhe shkarkosh. Në katin e pestë, në katin e gjashtë. Në shpinë duhet. Do të japin 200-300 denarë, sa për bukë. Duhet të paguhet rryma dhe televizioni", tha një qytetar.

Dikur kanë punuar dhe kanë fituar. Tani mezi janë duke mbijetuar. Dhe jo vetëm ata, sipas të dhënave por çdo i treti banor në vend është i varfër.

"Në shtëpi jemi tre, por kot. Çka nëse jemi tre. Askush nuk të pyet a ke apo jo. Vije dimri, duhet drunj, pije, ushqim. Ku të shkoj dimri, të dridhem si qen në treg", deklaroi një qytetar.

Në tërë Evropën, Maqedonia është vendi i tretë më i varfër. Më keq se tek ne jetohet vetëm në Shqipëri dhe Bosnjë, deklaroi dje byroja për statistikë EUROSTAT. Menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave reagoi PLD-ja. Kërkojnë që Qeveria të tregojë dhe të pranojë se ekonomia e Maqedonisë është e shkatërruar kurse standardi i qytetarëve është nën nivel. Sipas PLD-së, këtë gjendje e kanë vërtetuar edhe nga agjencia kreditore "Standard & Purs" e cila e uli rejtingun kreditor të Maqedonisë për një shkallë.

"Nga ana tjetër, ministri i financave vazhdon t'i mohojë të gjitha raportet negative nga institucionet relevante, duke u përgjigjur me cinizëm dhe ironi pa pasur pak vet- kritikë. Përkujtojmë se në njërën prej këtyre institucioneve, në Bankën botërore ministri Stavrevski e ka ndërtuar karrierën e tij dhe me siguri e di, dhe është profesionale që këto raporte, tek ai të shkaktojnë ndjenjë të përgjegjësisë e jo të mohohen", tha Dejan Bllazhevski, PLD.

Standardi jetesës së qytetarëve të Maqedonisë është 65% nën standardin e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Natasha Stojanovska

Recommended