Bogovinë, protesta për asfaltimin e rrugës

  • 9 years ago
Në shenjë revolte ndaj ndërprerjes së punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale Tetovë-Pirok, banorët e Bogovinës protestuan sot duke bllokuar këtë aks rrugor. Banorët paralajmëruan se nëse nuk ndërmerren masa për të vazhduar punimet për asfaltimin e rrugës, nuk përjashtojnë mundësi që protestat ti zhvendosin në autostradë, për të bllokuar rrugën kryesore Tetovë-Gostivar.

'Ne nuk kemi dalë të akuzojmë apo ofendojmë personalitete apo subjekte të caktuara, qëllimi jonë është që rruga të vazhdojë deri aty ku është paraparë. Ne jemi të përgatitur për masa më radikale por që t`mos vij deri tek ajo -- bllokimi i autostradave e kështu me radhë ne do bëjmë kërkesat tona deri tek ministria e Transport Lidhjeve dhe Rrugët e Maqedonisë që të vazhdojnë punimet", deklaroi një banor.

Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Nuredini tha se banorët të cilët protestojnë nuk janëtë informuar mirë, pasi siç thotë ai, punimet nuk janë ndërprerë, por bëhet fjalë për plan të ndërtimin cilin e ka bërë NP Rrugët e Maqedonisë.

"Unë jam i sigurt se ata nuk janë mirë të informuar prandaj dhe e kanë bë këtë punë, në cilësinë e kryetarit të komunës kaq do iu them, këto punë do vazhdojnë por ka edhe halle tjera dhe duhet të kesh buxhet për ti bë punët përnjëherë, buxheti realizohet brenda vitit kalendarik nga një janari deri më 31 dhjetor, do bëhen këto punë të buxhetit dhe me atë dinamikë edhe do vazhdohet", tha Hazbi Idrizi, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Drejtori i NP-së Rrugët e Maqedonisë Gajur Sadiku tha se faza e parë e këtij projekti është realizuar ndërsa së shpejti do fillojë edhe faza e dytë, pasi makineria është zhvendosur në ndërtimin e rrugës së Dibrës. Sadiku nuk tha se kur do të vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Tetovë-Pirok.

"Do tentojmë që sa më pak dhe sa më shkurt të jemi në rrugë, pra ky aktivitet të kryhet sa më shpejtë. Ne planifikojmë që brenda 20 deri 25 ditëve të mbërrijmë deri në Bogovinë dhe pas kësaj në fazën e dytë së shpejti do vazhdojmë me punimet e mëtutjeshme", tha Gajur Sadiku, drejtor i NP Makedonia Pat.

Punimet për asfaltimin e rrugës rajonale Tetovë-Pirok kishin filluar më pesë prill të këtij viti. Bashkim Sulejmani

Recommended