Rama-Meta: Pas zgjedhjeve aleanca zgjerohet më shumë

  • 9 years ago
TIRANE - Kur kanë mbetur 48 orë nga zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PS-së, Edi Rama dhe i LSI-së Ilir Meta dolën në një konferencë për shtyp ku u shprehën të sigurtë për fitoren e 77- 80 mandateve dhe dhanë garancinë se do të mbrojnë çdo votë që votuesit do të hedhin jo vetëm për aleancën e tyre por për të gjitha partitë që janë në opozitë. "Kemi vullnetin e përbashkët të garantojmë votën"- tha Rama, i mbështetur nga aleati i tij Meta, i cili i bëri thirrje Berishës të mos bëhet pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. "Të frenojë strukturat e policisë që janë në shërbim të strukturave te shtetet dhe PD-së që t'i shërbejnë standardit të zgjedhjeve, pasi ka të bëjnë me fatin europian të Shqipërisë" - nënvizoi ai duke shtuar se aleanca pas zgjedhjeve do të zgjerohet akoma më shumë.

"Shpreh bindjen se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të fitojë 80 mandate, është e qartë se kjo është aleanca më e madhe që nga viti 1992 dhe aleanca do të vijë duke u zgjeruar pas 23 qershorit pasi fryma e saj është fryma e bashkëpunimit dhe gjithë përfshirjes. Fitorja është në duart tona dhe nuk e lëmë të ikë nga dora." - tha Meta.

Recommended