Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Maqedonia edhe sot vazhdon të mbetet në fazën e verdhë, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Nga Enti Hidrometeorologjik, paralajmëruan temperature deri në 38 gradë, ndërsa në Shkup 37 gradë celsius. Rritja e temperaturave ka vënë në gjendje gatishmërie edhe Qendrën për Menazhimin e Krizave, nga e cila njoftojnë se deri tani, ende nuk kanë marrë ndonjë alarm për paraqitje të zjarreve në pyje. Nga kjo qendër, u bëjnë apel qytetarëve, për më shumë kujdes gjatë qëndrimit të tyre në sipërfaqe të hapura.

"Për shkak të rritjes së rrezikut për paraqitjen e zjarreve, iu bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në ambiente të hapura, të mos hedhin cigare të ndezura, që të mos shkaktojnë më pas, ndonjë zjarr. Gjithashtu, i kujtojmë ata edhe për gjobat, në rast të zjarreve. Ato shkojnë deri në 1500 euro. Deri tani nuk ka paraqitje të zjarreve të mëdha, kemi zjarre të objekteve ose zjarre lokale, por akoma nuk kemi zjarre në pyje. I bëjmë apel qytetarë, dhe u kujtojmë atyre numrin falas, 195 të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, ku mund të paraqesin çdo rast të ndezjes apo hapjes së zjarreve", tha Nadica Vëçkova, zëdhënëse e QMK-u.

Ndërsa temperaturat po shënojnë rritje, nga Ministria e shëndetësisë u bëjnë apel gjithashtu qytetarëve të respektojnë rekomandimet shëndetësore dhe të mos dalin jashtë nga ora 11 deri në orën 16. Por, nëse dalja e tyre është e patjetërsueshme, atëherë të vishen lehtë dhe më ngjyra të çelura, të mbajnë kapelë, syze dhe ujë me vete. Gjithashtu nga Ministria e shëndetësisë rekomandojnë përdorim të ushqimeve të lehtë dhe të freskëta. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended