Jankullovska: Për emigrantët në Llojan, fajtore Greqia

  • 9 years ago
Fajtorë kryesor për emigrantët në Maqedoni, është Greqia e cila nuk angazhohet njësoj në luftën kundër emigrantëve të paligjshëm. Kështu është arsyetuar sot ministrja e brendshme Jankullovska, pasi ALSAT këmbënguli duke ofruar pamje që vërtetonin se Llojani është shndërruar në një strehë emigrantësh. Edhe Jankullovska pranoi se fshati Llojan i Komunës së Likovës është vendi i cili është prekur më së shumti nga emigrantët e huaj, viktima të trafikimit me qenie njerëzore, por ajo garantoi se dikasteri i saj po bën çmos që t'u dalë në ndihmë banorëve të Llojanit.

"Është fakt se problemi ende nuk është zgjidhur dhe është prezent në terren, por fakt është edhe ajo se MPB-ja po merr aktivitete të shumta edhe në rajonin e Llojanit ku më duket se problemi është më i theksuar, por edhe në të gjitha vendet e tjera të Maqedonisë. Nëse me kujdes shihen statistikat, është evidente rritja e numrit të emigrantëve në Maqedoni, kuptohet se ky është një aktivitet i cili do të kërkojë kohë për t'u luftuar, dhe ne, kështu po veprojmë. Gjithashtu nuk mund të anashkalohet fakti se numri më i madh i këtyre emigrantëve vijnë nga Greqia, prej ku për fat të keq, nuk shohim të njëjtin angazhim të përballjes me këtë problem, ashtu siç vepron Maqedonia", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Disa ditë më parë, kryetari i bashkësisë lokale të Llojanit, Selami Memeti tha se Ministrja e Brendshme Jankullovska luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore duhet ta zhvillojë në Gjevgjeli, prej ku edhe vijnë emigrantët, e jo të shqetësojë banorët e Llojanit.

"Prej Gjevgjelisë e deri në Llojan, ka më shumë se 200 kilometra. Gjarpri vritet në kokë, dhe Jankullovska duhet të bllokojë Gjevgjelinë, në Llojanë nuk ka çfarë kërkon, këtë aksion duhet ta ndërmarr në Gjevgjeli", deklaroi Selami Memeti, kryetar i Bashkësisë Lokale, Llojanë.

Ndërkohë, sipas raportit të fundit të publikuar mbrëmë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Maqedonia edhe këtë vit renditet ndër vendet e para që luftojnë më ashpër trafikimin e qenieve njerëzore.

Maqedonia sipas raportit më të ri të Departamentit të Shtetit, përsëri edhe gjatë vitit 2012, njëjtë sikur edhe gjatë 2011, 2009 dhe 2008, është pozicionuar në grupin e ashtuquajtur TIER1 e cila përfshin shtetet që tërësisht plotësojnë standardet për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore. E kam patjetër ta theksoj se ku raport më i ri, i cili kësaj radhe theks të veçantë i kushtoi identifikimit të viktimave, si hap i parë i parandalimit të robërisë bashkëkohore paraqet edhe një vërtetim të qartë për angazhimin tonë sistematik për tu përballur me këtë formë të krimit të organizuar", Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

"Pozicionimi i Maqedonisë në kategorinë e parë demonstron se çfarë mund të arrihet kur ligji dhe procedurat implementohen në tërësi dhe në mënyrë të drejtë. SHBA-të janë të kënaqura që Maqedonia është partnere në fushatën për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore", u shpreh Brian C. Aggeler, zv/ambasador i SHB...

Recommended