Ndahet nga jeta kryemafiozi i Sopranove, James Gandolfini

  • 9 years ago
James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në serialin "The Sopranos", ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali. Gandolfini ishte 51 vjeç dhe ndodhej për pushime në Romë së bashku me të birin.

Lajmi i vdekjes se tij u përhap fillimisht nga disa faqe interneti dhe më pas u konfirmua nga agjentet e tij duke shprehur dhimbjen e thellë për largimin e tij të papritur. Gandolfini u bë i njohur nga seriali 'Sopranot" ku trajtohet jeta e një familjeje italo amerikane në Nju Xhersi, falë dhe interpretimit të bosit të mafias Tony Soprano. Seritë u shfaqën gjatë viteve 1999-2007.

Recommended