Itali, Dolce dhe Gabbana dënohen me burg për evazion fiskal

  • 9 years ago
ROME-Stilistët e njohur të modës italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë dënuar me një vit dhe tetë muaj për evazion fiskal nga një gjykatë në Itali.
Ata u akuzuan për fshehjen e miliona eurove nga autoritetet tatimore italiane.
Hetimi nga autoritetet italiane filloi rreth gjashtë vjet më parë, si pjesë e një plani qeveritar për të goditur shmangien e taksave.
Gjyqtari i ccështjes tha se ata kishin besuar kontrollin financiar disa shoqërive me qendër në Luksemburg për të shmangur sistemin fiskal italian
Prokurorët thanë se ata kanë shmangur taksat për shumën prej një miliard eurosh.
Dyshja e famshme kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Gjykatës.

Recommended