Raporti i DASH: Qeveria dështoi në uljen e trafikimit njerëzor

  • 9 years ago
TIRANE - "Shqipëria nuk përmbush plotësisht kushtet minimale për eleminimin e trafikimit". Ky përfundim në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, e ka vendosur Shqipërinë në Listën e Vëzhdimit "Grupi 2". Në raport shtohet se megjithatë kjo qeveri po merr masa të konsiderushme për ta bërë këtë, por pavarësisht përpjekjeve vetë qeveria nuk ka mundur të paraqesë prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qënieve njerëzore gjatë periudhës së mëparshme të mbuluar nga raporti.

Që në krye të këtij raporti vendi ynë merr goditje sepse shkruhet: "Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar". Madje sipas të dhënave të raportit viktima të trafikimit janë gjendur deri në Filipine.

Recommended