Berisha inauguron fillimin e punimeve të projektit energjetik të KFW

  • 9 years ago
Kryeministri Berisha ka inauguruar sot në Zëmblak, fillimin e punimeve për zhvillimin e rrjetit të transmetimit 110 kV të Jugut të Shqipërisë, investim 35 milionë dollarë. Projekti startoi me fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zëmblak, me vlerë 4.4 milionë euro dhe që përbën Lotin 1 të tij.

Berisha tha se "gjatë katër viteve të fundit, në rrjetet energjetike të vendit, pa përfshirë burimet ujore, Shqipëria ka investuar 720 milionë euro, pa këtë investim të sotëm. Të dashur miq, kjo është rruga jonë e zhvillimit të energjisë. Cila është rruga tjetër? Komision i jashtëzakonshëm për kontrollin e koncesioneve, i kryesuar nga gjobëvënësi kryesor i vendit, Koço Kokëdhima. Kjo ishte alternativa që u premtua këtu në Korçë dhe pasi korçarët i thanë se me këtë alternativë nuk kemi punë, doli u tha gazetarëve me tërbim se do të kontrollojë me një komision të jashtëzakonshëm gjithçka të jashtëzakonshme.

Tek vija këtu, një burrë i moshuar më tha: çka ai me vitet e njerëzve, përse mendon të ofendojë njerëzit për vitet e tyre. Përgjigjja ime ishte se është rritur në bunkerin e bllokut. Nuk ka shpjegim tjetër. Por le ta lëmë në edukatën e tij, ne të vazhdojmë punën", - përfundoi Berisha.

Recommended