Surpriza në Durrës, Giovanni, komiku i njohur italian mes çiklistëve

  • 9 years ago
DURRES - Një grup amatorësh të sportit të çiklizmit nga Italia, mes tyre figura të njohura të botës së sportit dhe të artit kanë nisur një tur 4-ditor nga Igumenica në Greqi deri në qytetin e Durrësit. Në këtë tur ishin pjesë trajneri i përfaqësueses së futbollit shqiptar, Xhani De Biazi, apo komiku italian Giovanni, pjesë grupit të njohur Italian "Aldo, Giovanni e Giacomo", si dhe përfaqësues të tjerë nga Italia. Ata janë shprehur të kënaqur jo vetëm nga relievi shqiptar, por edhe nga bujaria e shqiptarëve, si dhe respekti i treguar ndaj tyre nga drejtuesit mjeteve, teksa kalonin rrugën me biçikleta. Komiku Giovanni Storti tregon mes batutave dhe humorit eksperiencën e tij në këtë tur.

Recommended