LSI: Terror në Kukës, Berisha e Noka do përballen me ligjin

  • 9 years ago
TIRANË -- Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot publikisht me emra dhe fakte, terrorin dhe presionin elektoral që është duke u ushtruar mbi kandidatët e majtë, veçanërisht ata të LSI-së në qarkun e Kukësit, nga ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili kandidon në këtë qark. Në një konferencë shtypit të posaçme, Ralf Gjoni, Sekretar për Çështjet Ndërkombëtare në LSI, ka denoncuar "aktet e dhunës e të terrorit dhe presionin elektoral që po ushtrohen në qarkun e Kukësit e konkretisht: Para 3 ditësh, kreut të LSI në Fshatin Crnalevë të komunës Shishtavec, z.Eshref Islami, i është bërë kontroll dhe bastisje në shtepi nga efektivë të policisë së shtetit pa patur mandat. Më pas z. Islami është shoqëruar në komisariat ku është mbajtur për rreth 4 orë.

Recommended