Sequi: Jemi tepër të interesuar të vëzhgojmë numërimin

  • 9 years ago
TIRANE - Ambasadori i BE-së Ettore Sequi zhvilloi sot paradite një takim me kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi për të përcjellë opinionin e Brukselit por dhe të ndërkombëtarëve se këto zgjedhje duhet të zhvillohen sipas standardeve dhe ata do të vëzhgojnë nga afër si procesin e votimit por dhe procesin e numërimit. "Vizita ime në KQZ ishte për të shprehur mendimet tona në lidhje me procesin zgjedhor, opinionin e BE që është dhe mendimi i opinionit të partnerëve ndërkombëtarë.. Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishshëm për një sërë arsyesh. Së pari citoj Fyle e Ashton të cilët thanë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për funksionimin e duhur dhe pa probleme të institucioneve shqiptarel. Atae kanë përkufizuar zgjedhjet si një test kyç e kritik. Është shumë i rëndësishëm procesi për ecuirinë drejt BE-së dhe kjo është përsëritur nga ne, Brukseli, SHBA e Washingtoni pra nga të gjithë ne.

Recommended