Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - "Kurban", libri i kreut të PS-së Edi Rama do t'u ofrohet edhe lexuesve italianë dhe turq. Shtëpia botuese "Dudaj" ka bërë përkthimin e veprës në italisht dhe në turqisht, pavarësisht skepticizmit të kreut të PS-së i cili mendonte se një libër i tillë është i papërkthyeshëm. "Kam menduar se është i papërkthyeshëm jo thjesht për gjuhën por dhe për shumë pjesë të përmbajtjes që lidhen me referenca shumë lokale, personazhe, kujtime e vende që mund të jenë familjare për njerëzit këtu por nuk i thonë asgjë njerëve që nuk u kanë jetuar në Shqipëri. Kam pasur debate për këtë dhe jam kundërshtuar ashpërsisht. Kam qenë i vërtetë me njerëzit, me veten. Dua të bëj një parantezë: Të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe, dhe kjo është e vërteta ime. Për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas për të vërtetën time" - tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Friendbook House" në Tiranë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended