Ruzhin: Qeverisja e Gruevskit fundosi Maqedoninë

  • 9 years ago
Raporti i Freedom House është dëshmi se 8 vitet e qeverisjes së Gruevskit kanë çuar mbrapa proceset në Maqedoni dhe nivelin demokratik të shtetit. Kështu vlerëson Nano Ruzhin, i cili theksoi se Maqedonia në vend se të përparojë, ka shënuar regres në të gjitha sferat e demokracisë, duke u klasifikuar ndër vendet e fundit në Ballkan për sa i përket nivelit të demokracisë në shtet.

"Maqedonia, lideri i dikurshëm në demokraci në Ballkanin perëndimor, aspirant për NATO dhe BE, me këtë qeverisje të VMRO DPMNE-së i ngjan një sportisti të shterur dhe të lodhur, që ka mbetur pa doping, pa ide, pa burrështetas, por me populizëm të fortë demagogjik, vetëpëlqim dhe propagandë. Maqedonia u gjend në fund nga Ballkani, sipas kritereve për zhvillimin e demokracisë. 8 vitet qeverisje të pandërprerë të VMRO DPMNE-së e shkatërruan demokracinë në Maqedoninë dhe shkaktuan dëme të mëdha ëndrrave euroatlantike maqedonase", tha Nano Ruzhin, PLD.

Në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare 'Freedom House', Maqedonia me një notë mesatare prej 3.39 ndodhet në kufirin mes shteteve me demokraci gjysmë të konsoliduar dhe atyre me qeveri transitore dhe regjime hibride. Vërejtjet kryesore për Maqedoninë ishin për presionet politike ndaj gjyqësorit, lirisë së mediave, korrupsionin, sundimin e së drejtës, procesin zgjedhor dhe shoqërinë civile. Benjamin Arifi

Recommended