TIRANË - Është zhdukur një fëmijë i jetimores "Zyber Hallulli" në Tiranë. Pikërisht që prej datës 17 qershor rezulton i larguar nga shtëpia e fëmijës, Mariglen Çeliku, 13 vjeç, nga Librazhdi. Denoncimi është bërë nga stafi i jetimores, ndërkohë që policia gjendet në alarm për gjetjen e fëmijës, i cili është larguar edhe herë të tjera. Prej disa ditësh kërkime nuk ka ende asnjë rezultat. Ekzistojnë dyshimet se fëmija mund të jetë rrëmbyer. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po merret në pyetje stafi i jetimores. Sipas stafit, "nuk është hera e parë që fëmija është larguar nga jetimorja" dhe se "13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura".
Comments