NEW YORK- 45.2 milion është numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, në vitin 2012. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) sipas të cilës kjo paraqet shifrën më të lartë në 18 vitet e fundit. Në raportin e saj vjetor "Trendet globale", UNHCR shkruan se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali etj. Sipas kësaj agjencie, rreth 7.6 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2012 -- që do të thotë një njeri në çdo katër sekonda. UNHCR thotë se në Siri, numri i personave të zhvendosur është rritur në 4.25 milion, kurse 1.6 milionë kanë ikur nga vendi.
Comments