Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANË -- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, ka deklaruar sot se pajisja elektronike për identifikimin e kartave të identitetit të zgjedhësve është hedhur poshtë për të mos u përdoruar nga KQZ-ja e urdhëruar nga kryeministri Berisha. Kjo ndodh në një kohë kur pajisja u ble 2 milionë euro dhe kompania e vlerëson atë në gjendje pune.Nga selia e LSI-së, Manjani tha shprehimisht: "Për turpin e këtyre zgjedhjeve, dje në mënyrë haptazi të paligjshme, KQZ --ja e urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministria refuzoi përdorimin e pajisjeve elektronike për verifikimin e kartës së identitetit. Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se: "në Tiranë do të përdoret lexuesi elektronik i kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike." KQZ-ja del mbi Kodin dhe vendos të kundërtën.

Category

📺
TV
Comments

Recommended