BRUKSEL - Komisioni Europian organizon nesër në Bruksel, konferencën Speak Up - "Shprehu me zë të lartë" për të vlerësuar sfidat me të cilat përballen mediat në Ballkanin perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe në Turqi. "Speak Up 2", është eventi më i madh i këtij lloji të organizuar në kontekstin e procesit të zgjerimit, dhe do të sjellë së bashku rreth 450 pjesëmarrës nga rajoni dhe shtetet anëtare të BE-së - gazetarë, analistë të medias dhe politikanë.
Comments