Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
BELFAST - Taksat, tregtia dhe transparenca, pritet të dominojnë diskutimet në ditën e dytë të samitit të grupit G8 të vendeve më të industrializuara në botë në Irlandën e Veriut. Udhëheqësit e ekonomive më të zhvilluara të botës do diskutojnë mbi përpjekjet për të nxitur ekonomitë e ngadalësuara. Ndërsa takimet e së hënës u përqëndruan në konfliktin civil në Siri. Pas bisedimeve me homologun e tij amerikan Barack Obama, presidenti rus tha se kanë dallime të ndryshme mbi Sirinë, por se ata ndanin një dëshirë të përbashkët për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore. "Sigurisht, mendimet tona nuk përputhen. Por të gjithë prej nesh duan për të ndaluar dhunën dhe ne kemi rënë dakord për të nxitur palët kundërshtare në Siri për tryezën e bisedimeve në Gjenevë tha Putin gazetarëve.

Category

📺
TV
Comments

Recommended