Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Telefoni celular bëhet portofol virtual. Me shërbimin e ri "Mobipej", të cilin e ofron T- Mobile dhe NLB Tutunska Banka, për herë të parë në Maqedoni pagesat bëhet përmes telefonit celular. Qytetarët që të mund të përdorin këtë shërbim duhet të kenë telefon celular nga T- Mobile dhe llogari bankare nga NLB- Tutunska Banka.

"Në momentin kur shkoni në kasë, tregtari ju tregon shumën që duhet paguar, ka një terminal, shënoni shumën për të paguar... unë do të fus një denarë. Ajo që është e rëndësishme për mbrojtjen e çdo abonenti me kodin (pinin) që vetëm ai e di, unë duhet vetëm të bie numrit 180, të prek telefonin në terminalin dhe transaksioni ka përfunduar", tha Zharko Lukovski, drejtor ekzekutiv i T- Mobile.

"Qytetarët nuk kanë nevojë të mbajnë kartela pagesore, kesh ose portofole, mjafton vetëm telefoni celular. Qasja është shumë e lehtë dhe të gjithë ata që kanë llogari në bankën NLB- Tutnska Banka mund të aktivizojnë shërbimin, nga cilado ekspoziturë. Gjithçka që ju duhet është të keni llogari në Tutunska Banka dhe të jenë abonentë i T- Mobile", tha Gjorgji Jançevski, kryetar i Këshillit drejtues i Tutunska Bankës.

Me qëllim të promovimit të këtij shërbimi në vitin e parë nuk do të paguhet provizion. Shërbimin mund ta shfrytëzojnë abononetët pripjed dhe postpejd të T-Mobile, pa marr parasysh modelin e telefonit që kanë. Iniciatorët e pagesës nëpërmjet celularit thonë se ata kanë vendosur bazën dhe së në këtë formë të pagesës mund të kyçen edhe bankat e tjera dhe operatorët e tjerë celular. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended