Digjitalizimi, Ivanovski hesht për shkeljen e TVM-së

  • 9 years ago
Ministria e shoqërisë informatike vazhdon të hesht për punë e paligjshme të TVM-së. As pas kthimit nga udhëtimi zyrtar të ministrit Ivo Ivanovski- nga ky dikaster nuk ka përgjigje, nëse do ta informojnë qeverinë për punën e paligjshme të TVM-së. Për kaosin në biznesin mediatik të krijuar pikërisht nga servili publik, qeveria fajin ia hedh pikërisht Ivanovski duke theksuar se kur ai ta informoj qeverinë për këtë problem, atëherë qeveria do të prononcohet. Derisa institucionet kompetente heshtin dhe përgjegjësinë e hedhin nga njëri në institucionin tjetër, TVM-ja vazhdon të emitojë sinjal analog dhe në këtë mënyrë e rrit shikueshmërinë e saj në llogari të mediumeve tjera elektronike që emitojnë vetëm në sinjalin digjital. Askush nuk sqaron saktë se kur TVM-ja do ti shkyç të gjitha antenat që emitojnë sinjal analog. Nuk ka as të dhëna të sakta se sa antena janë shkyçur deri tani. Nga Agjencia e komunikimeve elektronike përgjegjëse për realizimin e digjitalizimin- në vend të përgjigjeve në pyetjet- thonë se njëherë janë përgjigjur, edhe pse deri tani nuk kanë dhënë asnjë numër konkret ndërsa theksojnë se TVM-ja edhe pse emiton sinjal analog, kjo nuk ndikon në shikueshmërinë e televizionit Alsat M.

"Informatën për shkyçjen e TVM-së ua dërguam javën e kaluar. Nuk kemi të shtojmë asgjë përveç se mbulimi i të gjithë koncesionerëve nacional, përfshirë edhe Alsat M, është më i madh tani sesa para digjitalizimit, ndërsa i TVM-së është i njëjtë. Pra, shikueshmëria duhet t'ju rritet e jo t'ju zvogëlohet. TVM ka edhe disa antena rurale që do i shkyç së shpejti, por fakti që ato mbulojnë disa fshatra malor, nuk ndikon në shikueshmërinë e TVM-së".

Alsat M në mënyrë plotësuese pyet Agjencinë për komunikime elektronike se sa antena janë shkyçur javën e kaluar, sepse deri tani nuk kemi marrë numra konkret, por përgjigja për këtë pyetje sërish mungoi. Për nesër në Këshillin e radiodifuzionit me kërkesë të nënkryetarit Milaim Fetai është caktuar mbledhje në të cilën do të hapet çështja e punës së paligjshme të TVM-së. Natasha Stojanovska

Recommended