STAMBOLL - Protestuesit turq kanë premtuar përmes një deklarate se ata nuk do të ndalin rezistencën e tyre kundër qeverisë turke. Ata e bënë deklaratën në faqen zyrtare të internetit të Platformës së Solidaritetit Taksim. "Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë në fytyrën e çdo padrejtësie dhe padrejtësive që po ndodhin në vendin tonë",- tha grupi 'Solidariteti Taksim' që shihet si përfaqësuesi i shumicës së protestuesve. "Ky është vetëm fillimi",-thuhet në këtë deklaratë.