Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
'Jemi me Ty' dhe 'Qëndro drejt mos u përkul, Ballkani është me ty' ishte motoja e manifestimeve mbështetëse në Shkup dhe Gostivar për kryeministrin e Turqisë, Erdogan. Qytetarët që kishin dalë në këto manifestime thanë se Erdogani është ikona e zhvillimit në 10 vitet e fundit në Turqi, Ballkan dhe më gjerë. Mbështetja dhënë turqisë, sot barte mesazhin për mikun e madh të shqiptarëve.

"Nëse ndonjë popull duhet të jetë mirënjohës ndaj Qeverisë së tij, atë detyrë më së tepërmi e ka populli turk. Përveç kësaj duke ndjerë detyrim moral dhe miqësor që të japim mbështetjen tonë për popullin mik turk, duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar i cili në çastet më të vështira gjithnjë e ka pasur pranë Turqinë, aq më shumë duke qenë të bindur në miqësinë dhe përkrahjen e kryeministrit Erdogan", tha Skender Rexhepi, kryetar i Shoqatës 'Elita'.


"Gjithmonë do të jemi pranë të nderuarit Rexhep Tajip Erdogan, liderit të rajonit, ai që bëri të pamundurën në Turqi, njeriu që nuk interesohej vetëm për problemet e vendit të tij, por interesohej për së afërmi edhe për problemet e të afërmve të farefisit", tha Fuad Haxhitaip, kryetar i forumit rinor TDP.

"Jemi këtu në përkrahje të Erdoganit. Sipas meje ai është kryeministri më i mirë..."

"Kemi dalë për të përkrahur Erdoganin pasi mendojmë se është opsion shumë i mirë për Turqinë, sidomos gjatë 10 vjetorit të fundit që ai ka qenë në pushtet. Për të gjithë është i mirë pasi ai është një reflektim edhe për rajonin, edhe për ne shqiptarët, ai është mik i madh i yni".

"Jemi këtu për të përkrahur kryeministrin e Turqisë. Ne mendojmë se ata që protestojnë kundër tij në Turqi janë gabim", thanë qytetarët.

Në Gostivar, përveç mbështetësve nga e gjithë Maqedonia kishin ardhur edhe pjesëtarë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended