SHKODER - Partia Socialiste mban sot "Këndin e fjalës" në Komunën Gur i Zi, në Shkodër. Kreu i PS u ndal tek investimet e munguara në vend, edhe pse sipas tij paratë janë derdhur për ujësjellësa, rrugë, shkolla, spitale, etj. Në fjalën e tij, Rama u ndal tek ofrimi i shërbimit shëndetësor falas për të gjithë qytetarët. Por duke vënë theksin tek mungesa e investimeve në sektorin e shëndetësisë, Rama e cilësoi Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, si "vatrën më të nxehtë të korrupsionit në vend".
Comments