Francë, 4 marinarë shqiptarë "peng" prej 1 muaji

  • 9 years ago
FRANCE - Prej një muaji autoritetet franceze kanë bllokuar një anije në të cilën ndodhen 4 marinarë shqiptarë nga Durrësi. "River King" lundron nën flamurin e shtetit të Belizesë, i cili ndodhet në Amerikën Qendrore, raporton "Basse-Normandie". Autoritetet franceze thonë se anija ka mbërritur në brigjet e Francës që më 15 maj dhe qëndron e bllokuar për shkak të parregullsive financiare (marinarët kanë po ashtu 3 muaj pa u paguar) dhe çështjeve teknike që lidhjen me ndotjen (në të ka 900 tonë zhavorr. Bllokimi i saj është bërë, pasi janë konstatuar 15 mangësi të ndryshme nga regjistri detar dhe është kualifikuar ne mjetet detare që nuk lejohet te ankorohet ne portet evropiane.)

Recommended