RRASHBULL- Nga komuna Rrashbull në Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputet dhe programin për 4 vitet e ardhshme, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreu të PS. Duke i ftuar qytetarët të votojnë numrin 44, pasi të krahasojnë dy alternativat. Berisha lëshoi edhe sulme personale ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, duke u shprehur se 'ai ndërron gratë sa herë ka fushatë elektorale". "Keni përballë dy alternativa. Alternativën e Sali Berishës, që është alternativa juaj. Është alternativa e një njeriu që beson tek puna e ndershme, tek puna juaj, beson tek familja, beson në Zot. Ndërsa përballë keni një një njëri që nuk i di se çfarë janë vlerat e familjes, që i ndërron gratë çdo dy vjet sipas interesave elektorale, sa herë ka fushatë. Keni përballë një njëri që për interesa të veta bllokoi dhe mbajti peng integrmin e vendit. Keni një njëri i cili u vuri zjarrin institucioneve për të zënë karrigën në pushtet. Ai ju prezanton dogmat e regjimit të shkuar, qyetatarë pa taksa, siç thonin etërit e tij, ndërkohë që i rripnin qytetarët. Keni përballë një njëri që nuk ka durim të dëgjojë njerëzit përballë", tha Berisha.
Comments