Presidencialet në Iran, favorit konservatori Ghalibafi

  • 9 years ago
TEHERAN - Në Iran po zhvillohen zgjedhjet presidenciale të cilat sipas analistëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit islamik. Më shumë se 50 milionë do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pasardhësin e presidentit në detyrë Mahmoud Ahmadinejad, pasi sipas Kushtetutës ai nuk mund të kandidojë për të tretën herë. Në këto zgjedhje që po zhvillohen në një periudhë kritike për Iranin, 6 janë kandidatët për president, ku 3 kryesorët janë Hassan Rouhani, Mohammed Ghalibaf dhe Saeed Jalili. Mediat iraniane flasin për fitoren e konservatorit Ghalibafi, kryebashkiaku i Tehranit por edhe kandidati i moderuar Rouhani i njohur në Perëndim për negociatat për pezullimin e pasurimit të uraniumit në 2003 është një kandidat favorit.

Recommended